Zbulohen varre mbi 5 mijë vjeçare në Egjipt

Archaeological-excavations-in-Egypt-5000-years-of-ancient-tombs-in-the-Nile-Delta-discovered-750x430.jpg

Arkeologët kanë zbuluar varre antike egjiptiane në rajonin e deltës së lumit Nil, ku mendohet si disa prej tyre janë të paktën 5000 vite të vjetër. Rreth 20 varre që datojnë që nga periudha para krijimit të dinastive u zbuluan në zonën Kom Al Kholgan, rreth 140 kilometra në veri të Kajros.

Këto zona përmbajnë skelete që ishin vendosur në pozicion të ulur. Ndërsa disa varre të tjera datojnë në Periudhën e Dytë të Mesme.

Mostafa Waziri, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve, tha se varret përmbajnë mbetje kafshësh dhe enë qeramike të zezë.

Egjipti ka rritur muajt e fundit njoftimet për zbulime antike, në përpjekje që të rigjallërojë industrinë e turizmit ./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303