fbpx

Zbulohet arsenali i armëve në Gjirokastër, arrrestohet urgjent 63-vjeçari

Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me forcat Shqiponja, falë informacioneve të marra në rrugë operative dhe bashkëpunimit me qytetarët, kanë sekuestruar një arsenal armësh zjarri të modifikuara me silenciator dhe municion luftarak si dhe kanë vënë në pranga menjëherë poseduesin I. I. 63 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 63-vjeçarit në lagjen Cfakë u gjetën të fshehura në tavan dhe në një vend të përshtatur poshtë dyshemesë  4 armë zjarri të modifikuara me silenciator, 1 pistoletë shenjëdhënëse, 1000 fishekë, 8 krehra, 2 gjerdanë me 35 fishekë të armëve të gjahut, 1 aparat metalkërkues, 5 metër fitil zjarrpërcjellës dhe mjete me të cilat kryente mbushjen e fishekëve të armëve të gjahut.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.