Zbulohet çfarë diskutoi Basha me aleatët në darkën e mbrëmshme

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë një interviste për Fax News zbuloi se çfarë u diskutua gjatë takimit me kreun e PD-së Lulzim Basha dhe aleatët, mbrëmjen e kaluar në Ishëm të Durrësit.

“Është një takim sa formal dhe informal. Erdhi si rrjedhojë e takimit që u organizua tek Partia Demokratike. Ku u diskutuan dy çështje ideja për të pasur një platformë të plotë për Shqipërinë Europiane dhe ideja e një organizimi më të qenësishëm dhe koordinimi të veprimtarisë opozitare. Ne diskutuam pikërisht për këto dy çështje. Për të vijuar me Reformën Zgjedhore, për të luftën kundër krimit. Jemi përballë vendimit për hapjen e negociatave. Për të gjitha këto pati një frymë poztive për të ecur në një rrugë të përbashkët.”- u shpreh Mediu.