fbpx

Zbulohet çmimi marramendës i unazës prej diamanti që Brooklyn Beckham i dhuroi të fejuarës

Djali i Victoria dhe David Beckahm Brooklyn Beckham është fejuar me partneren e tij Nicola Peltz, 25 vjeçe.

Lajmin e bënë të ditur burime për “Daily Mail”, që treguan se Victoria dhe David i dhanë djalit bekimin e tyre.

Këtë lajm Brooklyn e kishte ndarë me miqtë e tij të afërt, mirëpo s’ka vonuar shumë dhe fejesa ka shkuar në veshin e mediave.

The Sun” ka zbuluar shifrën marramendëse të unazës që 21-vjeçari i ka dhuruar të fejuarës së tij.

Mësohet se unaza e smeraldit ka diamantë 5 karatësh dhe vlen 250,000 £.

Bëhet e ditur se këtë unazë Brooklyn e ka dizenjuar vetë për partneren e tij të zemrës, ndërsa lajmin e bukur e kanë ndarë më në fund edhe në rrjete sociale.

True love: Brooklyn Beckham was looking to the future with fiancée Nicola Peltz as he shared another smitten snap with her on Tuesday