Zbulohet data se kur mbërrin ambasadorja e re amerikane, Yuri Kim

yuri-kim-1.png

Mësohet data se kur do të mbërrijë në Tiranë ambasadorja e re amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.  Pasi mori konfirmimin nga Senati amerikan, diplomatja amerikane do të mbërrijë në Tiranë në 30 janar.

Kim, u emërua nga Presidenti Donald Trump në qershor të këtij viti. Ajo ka thënë se do të nxisë udhëheqësit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në mënyrë që të forcohet perspektiva e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE.

Ajo ka thënë gjithashtu se do të inkurajojë Shqipërinë të zbatojë plotësisht reformat në drejtësi. Ajo është shprehur se sheh si përparësi edhe ndihmën teknike për Shqipërinë në hetimin, ndjekjen dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërnacional.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303