fbpx

Zbulohet e vërteta e fotove të dyshimta të Atdheut para pjesëmarrjes në “Për’puthen”

Screenshot_5-5-696x418.jpg

Nisur që nga dita e djeshme konkurenti i ri i emisionit “Për’Puthen”, Atdheu trazoi ujërat.

Në rrjet nisën të qarkullonin foto  të 27-vjeçarit nga Gjakova, i cili shfaqej në krah të konkurrentëve të tjerë gjatë darkës së të shtunës të zhvilluar me produksionin e “Për’puthen”.

E gjithë kjo i bëri të gjithë të dyshonin në vërtetësinë e programit dhe njohjes mes konkurentëve se gjithçka ishte e stisur.

Ishte ish-konkurrenti i edicionit të parë të emisionit, Alban Dyrmishi, ai që publikoi fillimisht fotot teksa shkruante:

“Si bënin, sikur s’e njihnin këtë tipin. Atdheu na qenka dashnori i fshehtë i ju e dini se kujt.”

Si qëndron e vërteta e pranisë së Atdheut në darkën e tyre, para se të bëhej pjesë e emisionit?

Sipas burimeve të “, Iconstyle.al” puntata që pamë dy ditë më parë në “Për’puthen” ishte xhiruar ditën e shtunë.

Pikërisht atë ditë u prezantua konnkurrenti i ri, Atdheu, i cili iu bashkua stafit dhe konkurrentëve në darkën e organizuar pas emisionit.

Për këtë arsye, 27-vjeçari ishte i pranishëm në fotot e videot e shumta nga darka e “Për’puthen” që qarkulloi në rrjet.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303