fbpx

Zbulohet e vërteta e lidhjes së Robert Berishës me bukuroshen nga Burreli

auto_nese_do_te_kishte_Cmim_Nobel_per_sakrifice_per_liri_ai_do_tYi_takonte_Adem_Jasharit_dhe_familjes_se_tij1568215390.png

Pas ndarjes nga partnerja e tij me të cilën kaloi 14 vite të jetës, Robert Berisha është në qendër të vëmendjes së mediave rozë për lidhjen e re të dashurisë.

Ditën e djeshme u zbulua një foto të këngëtarit ku shfaqej i ulur në tavolinë me një vajzë tjetër, e cila thuhej se ishte e dashura e re e tij.

Më pas u zbulua se vajza në fjalë ishte Jessica Kadiu, një vajzë nga Burreli, e cila prej vitesh jeton në New York.

Lidhur me këto fjalë, Roberti reagoi në Instastory me anë të një fotoje ku tregonte se ishte duke punuar për një këngë të re dhe mesa duket pjesë e klipit do të ishte edhe Jessica.

Megjithatë vetë ai nuk mohoi asnjë nga fjalët që u thanë. Së fundmi n’ZOOM ka zbuluar disa foto ku tregon se kjo nuk është hera e parë që Roberti dhe Jessica kalojnë pushimet bashkë.

Ata janë kapur mat edhe herë të tjera nga i njëjti vend dhe gjithçka ka ndodhur para se të bëhej publike ndarja me Norën.

n’ZOOM shkruan se lidhja e tyre ka nisur që në fillim të kësaj vere, megjithatë asgjë nuk është konfirmuar ende.

/real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303