Zbulohet fotografia e viktimës në Shkodër

Është zbuluar fytyra e personit që u ekzekutua me plumb në kokë paraditen e kësaj të mërkure në markatën e “Rusit” në Shkodër.

Fotoja e mëposhtme është e Fatos Ferracakut, i ekzekutuar në mes të ditës në Shkodër nga dy persona të maskuar të cilët udhëtonin me një motor.

Foto e Fatos Ferracakut e publikuar nga Top Channel

8 plumba janë qëlluar në drejtim Ferracakut i cili ka ndërruar jetën gjatë udhëtimit për në spital. Bashkë me të ishte dhe një mik i tij, Fatos Mehaj, i cili ka mbetur i plagosur.

Atentatorët janë larguar të pa shqetësuar me motor dhe disa minuta më vonë, policia ka gjetur një mjet motorik të djegur në zonën e Dobraçit të Shkodrës.

Lër një koment