Zbulohet identiteti i ministrit që preku b*thët e gazetares në raportim live (VIDEO)

Alex-Bozarjian-1-e1576169018629.jpg

Ditën e djeshme u bë i ditur lajmi se një gazetare u përball me një situatë tejet të sikletshme teksa ka qenë duke raportuar ‘live’ maratonën e  vrapit në Gjeorgji.

Një nga garuesit i preku të pasmet teksa ajo ishte në transmetim direkt.

Shumë shpejt u zbulua se personi që qëlloi Alex Bozarjian ishte ministri Tommy Callaway. Në një intervistë për “Inside Edition” u shpreh i penduar për veprimin e tij.

“Po bëhesha gati të ngrija duart lart që të përshëndesja nga kamerat audiencën, por u gabova me veprimin që bëra. I preka shpinën, nuk e di me siguri ku e preka”, u shpreh ministri.

Gazetarja e publikoi videon në rrjete sociale dhe shkruajti:“Personit që më goditi të pasmet në transmetim live, ti më dhunove, më përdore dhe më turpërove. Asnjë femër nuk duhet të përballet me këtë në punë apo në ndonjë vend tjetër”.

scroll to top