fbpx

Zbulohet kur do të firmoset marrëveshja mes VV dhe LDK për qeverinë e re

kurtiosmani.jpg

Sipas medieve vendase, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të nënshkruajnë ditën e martë marrëveshjen për formimin e qeverisë së re. kjo marrëveshje po arrihet pas gjashtë takimeve që janë mbajtur deri tani mes grupeve të punës të të dyja partive.

Mbrëmë ka qenë takimi i fundit i cili është mbajtur, dhe në takim është diskutuar për pjesën programore të marrëveshjes. Takimet e radhës, u njoftuan se do të jenë në nivel liderësh.

Deri tani, dihet se qeveria e re do të ketë gjithsej 12 ministri, ende nuk dihen saktë se si do të jetë ndarja e ministrive mes dy partive, e as emrat konkretë.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur të sigurojë 32 vende në Kuvendin e Kosovës, teksa Lidhja Demokratike 29. Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 220 mijë e 811 vota apo 26,159%.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303