fbpx

Zbulohet kush e bëri i pari simbolin e shqiponjës me duar

Screenshot_7-13.jpg

Të gjithë jemi kurioz të dimë kush e shpiku simbolin tone me duar si shqiponje?

Në nëntor për ketë patën shumë diskutime se ideja e kujt ishte dhe se kush e ka nisur i pari të bënte simbolin me duar.

Edona Llalloshi gjatë intervistës së saj në “Tour de Cool” tha:

“E them publikisht që kjo ka qenë ideja e babait tim. Unë isha garuese, ndër më të mirat në Festivalin e Këngës, në vitin 1994. Në atë kohë ishim të etur për Shqipërinë. Babi më tha, ‘kur të dalësh të këndosh, nxirri duart kështu dhe trego dashurinë që kemi ne për Shqipërinë për flamurin kombëtar’. Nuk e kemi marrë prej askujt dhe pastaj filloi të përhapej!”

Ajo ka publikuar një foto në Insta Story ku shfaqet i ati i saj teksa bën shqiponjën me duar.

Yllka mbishkruan:

“Babi im, shqiponjën e kishte simbol përshëndetës në çdo performancë të tij, qysh para viteve ‘90-të, në kohën kur ishte shumë e vështirë edhe të flitej shqip. Edhe pse për këtë gjest ai është dënuar shumë herë nga regjimi serb, kurrë nuk ka hequr dorë nga shqipja. Krenar për ty babi! Zeqë Kuqi, Gjilan, 1993.”

Rrjedhimisht, nëse marrim parasysh vitet, me logjikë të thjeshtë i bie që babai i Yllkës ishte i pari që e bëri simbolin e shqiponjës me duar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303