Zbulohet laborator heroine në Has

Një laborator i përpunimit të heroinës është zbuluar nga policia në një zonë të thellë të fshatrave të Hasit. Aksioni është duke u zhvilluar, dhe policia e Shtetit pritet të dalë për të bërë publike detaje, por deri më tani thuhet se dy persona kanë rënë në pranga, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.

Aksioni po zhvillohet në kuadrin e operacionit “Forca e Ligjit” dhe mësohet se janë angazhuar edhe Forcat e ndërhyrjes së Shpejtës.

Brenda laboratorit të cilit është gjetur lëndë opiumi, dyshohet 150 kg, që baza për prodhimin e heroinës. Është sekuestruar gjithashtu dhe një sasi e konsiderueshme heroine e përpunuar.

Lër një koment