fbpx

Zbulohet lëvizja ‘blic’ e PD, Flamur Noka ikën nga Kukësi dhe ja ku do kandidojë

Deputeti i PD, Flamur Noka, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku jane diskutuar amendimet ne ligjin e "dekriminalizimit", te propozuara nga deputetet e opozites. /r/n/r/nLawmaker, Flamur Noka, during a parliamentary session.

Është zbuluar lëvizja surprizë e PD. Bëhet me dije se ish-deputeti Flamur Noka nuk do të kandidojë më në qarkun e Kukësit dhe se ai është caktuar të kandidojë në Qarkun e Tiranës.

Ditën e nesërme nis votimi në qarkun e Kukësit dhe PD ka publikuar listën me emrat që do të kandidojnë.

Dega Kukës, Qarku Kukës: Admir Sinamati; Arben Cejku; Bashkim Shehu; Ibrahim Bruka; Sahit Prizreni; Vjollca Vata.

Dega Tropojë, Qarku Kukës: Besnik Dushaj; Feride Rrahmani; Isuf Çela; Lush Susaj; Mimoza Hajdarmataj; Xhem Nezaj.

Dega Has, Qarku Kukës: Avenir Peka; Demush Kastrati; Elez Maci; Ismet Jaku; Zenel Kastrati.

Votimi i PD është menduar të bëhet çdo ditë në 1 qark dhe do të zgjasë rreth 2 javë.

Qarku i parë ku do të kryhet votimi për deputetë më 25 Shtator është Kukësi, më pas Dibra me 26 Shtator, Gjirokastra më 27 Shtator.

Ndërsa java e ardhshme do të fillojë me Beratin më 28 Shtator, Shkodra më 30 Shtator, Lezha më 1 Tetor dhe Durrësi me 3 Tetor.

Më pas do të jetë Elbasani me 4 Tetor, Vlora me 5 Tetor, do të vijojë Korca më 7 Tetor, Fieri më 8 Tetor ndërsa votimet në kryeqytet do të mbahen më 10 Tetor.