Zbulohet lidhja e Bella Hadid me nipin e ikonës së Hollivudit

5f2ab8eb2618b92a875408f0.jpg

Modelja e njohur Bella Hadid nuk është më beqare!

Sipas mediave të huaja Hadid ka qenë fshehurazi në një lidhje me Duke Nicholson, i cili është 20 vjeç e po ashtu është nipi i ikonës së Hollywood Jack Nicholson.

Shumë mund ta njohin atë si djaloshin e bukur që pozoi pranë Lana Del Rey në kopertinën e albumit të këngëtares.

 

Sipas Page Six, dy zogjtë e dashuruar kanë kaluar mjaft kohë së bashku që nga muaji i kaluar kur të dy u panë duke shkuar drejt Nju Jorkut.

Raportohet se ai ka qenë me të në ‘arratisjen’ e ditëlindjes, ku ishin edhe miqtë e saj më të mirë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303