27.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

TË FUNDIT

“Zbulohet” marifeti, si po i nxjerrin votat të pavlefshme

spot_img

Kandidati i Vetëvendosjes në qarkun e Tiranës Boiken Abazi denoncon se fletët e votimit ku qytetari e ka votuar atë në kryeqytet, por edhe dy përfaqësuesit e tjerë të kësaj lëvizje në Gjirokastër dhe Lezhë po nxirren qëllimisht të pavlefshme. Ai sqaroi se përbri emrit të tij është vendosur shenja kryq apo plus, qëllimisht “i është vënë një shenjë edhe te numri i PS apo PD nga komisioneri për ta nxjerrë të pavlefshme”.

“Në 10 Qendra Votimi në Tiranë ku “X”-i është i vendosur te numri 13 (që është Boiken Abazi) del me një “X” të vendosur te numri 12, do të thoja më rrallë te PD. Problemi është i lidhur me problemin e PS” tha Abazi duke shtuar se vetë nuk e ka parë, por e kanë informuar dhe se po mbledh provat për të bërë ankimim.

“Nuk mata mundësi vetë ta shikoja. Kryetarja e komisionit një nga shqetësimit që kishte ishte që të mos e fotografonin. Ne do të ankohemi” tha Abazi, duke postuar edhe disa video në faqen e tij në Facebook, që sipas tij provojnë momentin kur komisioneri nxjerr të pavlefshme fletën e votimit.

“Mbrëmë në Allias te shkolla “Bajram Curri” natën, kur kam shkuar në mëngjes vëzhguesit tanë nuk i lejonin të futeshin në qendrën e numërimit. Edhe stafi i KQZ nuk u lejua të futej brenda. Aty ku ne do të gjejmë prova të padiskutueshme për këtë që ne e kemi bindje të thellë për atë që po ndodh në Tiranë, por edhe Gjirokastër dhe Lezhë, janë duke nxjerrë jashtë loje votat e Vetëvendosjes duke vendosur një kryq të dytë” tha ai.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat