fbpx

Zbulohet marrëveshja Rama-Vuçiç/ President serb do të përfaqësojë Shqipërinë në…

Rama-i-Vucic.jpg

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë me dije se do ta përfaqësojë ai Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në takimet që do të zhvillojë me presidentin Macron.

Ky konfirmim vjen  nga vetë Vuçiç, i cili foli në një intervistë të gjatë për median gjermane “Der Spiegel”.

“Unë kam qenë me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në samitin e Ohrit dhe ne ramë dakord për pothuajse çdo pikë, duke përfshirë që unë të flisja me Macron në emër të të gjithëve, siç bëra javën e kaluar”-tha ai.

Në këtë intervistë, Aleksandër Vuçiç u ndal në shumë tema të tjera, ndërsa projektin për “Minishengenin Ballkanik” e cilësoi si projektin më të mirë të tre dekadave të fundit. Duke cituar parashikimet e Bankës Botërore, Aleksandër Vuçiç tha se vendet e rajonit me këtë projekt të lëvizjes së lirë do kursejnë plot 3,5 miliardë euro.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303