fbpx

Zbulohet partneri i Viola Spiros! Kush është biznesmeni që ia ka rrëmbyer zemrën moderatores?

Ajo ka qenë gjithnjë e rezervuar për jetën e saj private, por çështjet e saj të zemrës kanë tërhequr vëmendjen e kujtdo!

Është fjala për moderatoren, Viola Spiro, për të cilën “iconstyle.al” ka zbuluar se po jeton një histori të re dashurie, larg kamerave, por me një emër të njohur në fushën e biznesit të gazit në Shqipëri.

Arbër Avrami quhet partneri i moderatores, i cili është drejtori i kompanisë shtetërore Albgaz sh.a. (AG), (Operatorit të Kombinuar të Gazit Natyror në Shqipëri), kompani e themeluar në fund të 2016-s. Ai ka një profil personal në Twitter dhe nëse kërkon emrin e tij në Google, me siguri do ta gjeni mes titujve që flasin për marrëveshjen e mirëmbajtës së gazsjellësit TAP.

Arbëri së fundi nuk i ka shpëtuar dot as kthetrave të koronavirusit, pasi burime për “iconstyle.al”, bëjnë me dije se ai ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Madje të njëjtat burime thonë se Viola gjithashtu e ka kaluar virusin në janar, bashkë me motrën e saj Petrula, pas udhëtimit të tyre në Milano, Itali.

Vetë Viola nuk ka bërë asnjë postim dyshues në lidhje me romancën e re, përkundrazi. Gjatë kësaj periudhe moderatorja është fokusuar në punën e saj në emisionin e sportit “Sport Plus” në Klan Plus.

Në një intervistë të fundit në “Wake Up”, moderatorja sportive u shpreh se tashmë nuk dëshiron të jetë pjesë e portaleve dhe të njihet si vajza seksi. Pas lajmeve që mbushën portalet me historinë e dashurisë së saj me Valentin Selajn, i cili u arrestua për trafik droge, duket se Viola dëshiron të ketë një figurë vetëm profesionale në sytë e publikut.

“Mendoj se jam rritur, nuk e shoh dot më veten ashtu. Nuk do më pëlqente të shfaqesha gjithë kohës ashtu dua të largohem nga epitetet vajza seksi, gjëra kështu. Kam qenë e vogël kur nuk i mendonim gjërat, postimet, nuk më komplekson thjesht mendoj se është më mirë për figurën time të jem serioze. Ishte një moment që po shikoja veten time në verë dhe thashë që do ishte më mirë ta shikoja veten me golfin deri tek hunda”, është shprehur ajo.

Të ketë ndikuar në këtë edhe lidhja e re me Arbër Avramin?

View this post on Instagram

☺️ @discoverurstyle

A post shared by V (@violaspiro) on

 

 

Burimi: Iconstyle

 

REAL NEWS