Zbulohet për herë të parë ujë në planetin potencialisht të banueshëm

Astronomët kanë zbuluar për herë të parë ujë në atmosferën e një planeti që rrotullohet brenda zonës së banueshme të një ylli të largët.

Gjetja, e cila quhet K2-18b, e bën botën një kandidate të besueshëm në kërkimin e jetës së huaj.

Brenda 10 viteve, teleskopët e rinj hapësinorë mund të përcaktojnë nëse atmosfera e K2-18b përmban gazra që mund të prodhohen nga organizmat e gjallë.

Detajet u botuan në revistën shkencore Nature Astronomy.

Shkencëtari kryesor, Prof Giovanna Tinetti i Universitit të Londrës(UCL) e përshkroi zbulimin si “marramendës”.

“Kjo është hera e parë që kemi zbuluar ujë në një planet në zonën e banueshme rreth një ylli, ku temperatura është potencialisht e përputhshme me praninë e jetës”, tha ajo.

Zona e banueshme është rajoni rreth një ylli ku temperaturat janë në normat e duhura që uji të ekzistojë në formë të lëngshme në sipërfaqen e një planeti.

K2-18b është 111 vite dritë – rreth 650 milion milion milje – nga Toka, shumë larg për të dërguar një skuadër investiguese. Pra, e vetmja mundësi është të presim që gjenerata e ardhshme e teleskopëve hapësinorë të hidhen në treg në vitet 2020 dhe të kërkojnë gazra në atmosferën e planetit që mund të prodhohen vetëm nga organizmat e gjallë, sipas Dr Ingo Waldmann të UCL. “Brenda 10 viteve të ardhshme, ne do të dimë nëse ka kimikate që janë për shkak të jetës në ato atmosfera.”/real-news.tv/