Vaksina kundër koronavirusit do të mbërrijë në Greqi. Ky lajm është bërë i ditur nga qeveria greke.
Zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas tha në një intervistë për Mega Tv, se programi për vaksinimin pritet të përfundojë në fund të qershorit të vitit të ardhshëm.
Ai tha gjithashtu se qeveria do të nisë një fushatë mbarëkombëtare për të luftuar keqkuptimet në lidhje me vaksinën.
Petsas tha se një bllokim mbarëkombëtar për të ndaluar përhapjen e virusit do të duhet të shtrihet përtej 7 Dhjetorit.