13.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Zbulohet prova e vetme kundër Balilit

Zbardhen detaje të reja lidhur me dosjen e Klement Balilit. E vetmja provë e Prokurorisë është një bisedë e bërë nga një numër me emrin Keli nga një pronar i disa anijeve të peshkimit që dyshohet se janë përdorur për transportimin e lëndës narkotike. Këtë konstatim e jep gazetari Trashëgim Sokolaj.

E vetmja provë që është në dosjen e ardhur nga Greqia është një telefonatë me shtetasin Petro Dalanaj, pronar i disa anijeve të peshkimit që mendohet se janë përdorur për të lëvizur ngarkesat me drogë. Deri në vitet e fundit nuk ka pasur asnjë provë apo aktivitet hetimor nga policia shqiptare për Klement Balilin. Janë hetuar dhe verifikuar deri në rrethin e tretë të familjes, rreth 40 persona por nuk ka rezultuar asgjë. Edhe kompleksi turistik në Sarandë nuk rezulton në pronësi të tij”, tha Sokolaj, i cili tregoi më tej se negociatat e para kanë nisur në nëntor 2018 dhe javët e fundit janë intensifikuar pas ardhjes së dosjes nga Greqia.

I ftuar në studio ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa i cili tha se për arrestimin e Balilit nuk është përdorur i njëjti standard si dhe për rastin e dy deputetëve Çuko e Ndoka:

“Nga ajo çfarë kam parë deri në këto momente, është se nuk kam parë atë që ka ndodhur në rastet e tjera, si shoë mediatik i arrestimit të dy ish-deputetëve. Kjo më bën të besoj hipotezën e një marrëveshje politike.”/real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat