21.5 C
Tirana
E diel, 26 Maj, 2024

TË FUNDIT

Zbulohet “rrënoja më e vjetër e paprekur në botë”

spot_img

Një anije tregtare e lashtë greke që daton më shumë se 2,400 vjet më parë është gjetur pothuajse e paprekur në fund të Detit të Zi.

Anija 23 metra e gjatë është zbuluar nga një ekip anglo-bullgar.

Anija është një nga 60 të tilla të identifikuara nga Projekti Arkeologjik Detar i Detit të Zi, duke përfshirë anijet romake dhe një flotë beteje kozakësh të shekullit të 17-të. Gjatë projektit trevjeçar, studiuesit përdorën sisteme kamerash të specializuara për thellësinë e ujit.

“Anija është konfirmuar si më e vjetra e paprekur e njohur për njerëzimin”, tha drejtuesi i projektit në një deklaratë.

Anija, e cila është gjetur e shtrirë me shtizën dhe timonin e paprekur, datonte që nga viti 400 para erës sonë – një kohë kur Deti i Zi ishte një qendër tregtare e mbushur me koloni greke.

Ekipi tha se anija u gjet në një thellësi prej më shumë se 2.000 metra.

Uji në atë thellësi nuk ka oksigjen, që do të thotë se materiali organik mund të ruhet për mijëra vjet.

“Një anije që mbijeton e paprekur nga koha klasike, që shtrihet në më shumë se 2 km ujë, është diçka që kurrë nuk do të besoja të mundur”, tha profesor Jon Adams nga Universiteti i Southampton në Anglia jugore, hetuesi kryesor i projektit.

“Kjo do të ndryshojë kuptimin tonë për ndërtimin e anijeve në kohën e lashtë,” shtoi ai.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat