fbpx

Zbulohet rrjeti i trafikut të drogës në Greqi, arrestohen shqiptarë dhe dy policë

policia-greke.jpg

Policia greke ka arritur të zbulojë një rrjet trafikantësh droge, të përbërë nga shqiptarë, por dhe dy agjentë të policisë greke. Sipas mediave greke nga 11 persona të shpallur në kërkim 9 prej tyre janë arrestuar, ndërsa shtetasi shqiptar, i cili mendohet të jetë dhe kreu i kësaj organizate është ende në kërkim.

Pjesa më e madhe e aktivitetit kriminal kryhej në Athinë. Sipas informacioneve të para dy agjentët e policisë të përfshirë kishin një rol kresorë në rrjetin që trafikonte drogë të llojit kokainë, por dhe të llojeve të tjera.

Gjatë operacionit të policisë është sekuestruar një sasi e konsiderueshme droge dhe armë zjarri.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *