fbpx

Zbulohet se kush do jenë dy banoret e para të “Big Brother VIP”, emrat

biguuu.jpg

“Big Brother VIP” ka hapur audicionet, ku ndryshe nga herët e tjera pjesëmarrës do të jenë njerëz të famshëm.

“Shtëpia më e famshme e Shqipërisë së shpejti do të rihapë dyert për banorët e saj. Por këtë radhë ka një ndryshim, aspak të vogël… ata janë të gjithë PERSONAZHE VIP. Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme”, thuhet në një njoftimin e “Top Channel”.

Së fundmi, burime për “Kryefjala.com” kanë zbuluar se dy konkurrentet e para do të jenë pikërisht vajzat që trazuan rrjetin në “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj dhe Tea Trifoni.

Pas pikëpyetjeve të mëdha se kush do ta drejtojë spektaklin e famshëm, u tha po ashtu se moderimi i emisionit i është ofruar Arbana Osmanit dhe me shumë gjasa, ajo do ta pranojë këtë propozim.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303