fbpx

Zbulohet shifra/ Sa do shpenzojë Shqipëria për blerjen e vaksinave anti-COVID, ja numri i dozave

Është depozituar në Kuvend projektligji për blerjen e vaksinës anti-COVID. Raportohet se vendi ynë do të paguajë 3.9 milionë dollarë për 1 milionë e 140 mijë vaksina.

Kjo vjen si rezultat i marrëveshjes që ka bërë Shqipëria me kompaninë ‘Covax’ për vaksinën anti-COVID.

Synimi i COVAX është që në fund të vitit 2021 të shpërndajë 2 miliardë doza vaksinash në të gjithë botën, duke u dhënë prioritet punonjësve të shëndetësisë dhe më pas kategorive të qytetarëve të rrezikuar në çdo vend pjesëmarrës, pavarësisht nivelit të të ardhurave.