Zbulohet shkaku i vdekjes së solistit të ‘Prodigy’

keithflint-GettyImages-896850400-1024x650.jpg

Është zbuluar ditën e sotme shkaku i vdekjes së yllit të grupit të mirënjohur ‘Prodigy’, Keith Flint. Pas një ekspertize të detajuar, bëhet me dije se Keith ka varur veten e tij. Ai u gjet i vdekur më 4 mars në banesën e tij në Essex.

Lajmi për zbulimin e vdekjes së yllit të ‘Prodigy’ u bë e ditur nga autoritetet britanike. Kujtojmë që grupi i njohur ‘Prodigy’ u bë i dashur për publikun amerikane dhe jo vetëm, gjatë viteve ’90. Kënga e fundit që grupi publikoi ishte pikërisht ‘No Tourist’ në vitin 2018./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303