Teleskopi orbital i NASA-s, TESS, ka zbuluar ekzoplanetin, një planet jashtë Sistemit Diellor, në madhësinë e vetë tokës. Lajmi u publikua nga vetë Agjencia Hapësinore Amerikane.
Sipas NASA-s, trupi qiellor gjendet 52 vite dritë larg nga toka.
Ekzoplaneti rrotullohet rreth yjeve çdo 7,8 ditë, sipas të dhënave të para. Kjo tregon se ky trup qiellor mund të përballojë temperaturë deri në 427 gradë Celsius.
Sipas NASA-s, edhe një planet i dytë orbiton yjet, të cilin studiuesit e përshkruajnë si një nën-neptun më të ngrohtë. Planetët janë quajtur “Super-Toka” dhe “Toka e nxehtë”.
Diametri i Ekzoplanetit është sa 89% e të gjithë rruzullit tokësor. Me shumë gjasë, sipas shkencëtarëve të NASA-s, ka përbërje shkëmbore dhe është i pabanueshëm./real-news.tv/