Zbulohet tradhtia e Mariah Carey

Këngëtarja me famë botërore, Mariah Carey, mesa duket ka tradhtuar miliarderin James Packer kur ka qenë e fejuar me të, me kërcimtarin Bryan Tanaka.

Ajo i çonte foto seksi nga jahti ku ishte me të fejuarin miliarder.

“Daily Mail” ka publikuar një video të realizuar në mars të vitit 2016, në një hotel në Kopenhagen të Danimarkës, ku këngëtarja ka qenë për një koncert.

Në video, 49-vjeçarja shfaqet në skena shumë intime me Tanaka-n, gjashtë muaj para se të ndahej nga pronari i kazinove në Las Vegas.

“Ne nuk kemi dije për materialet në fjalë pra nuk mund ta konfirmojmë nga ku dhe kur kanë dalë, sidoqoftë siç e kemi thënë edhe më përpara, Mariah nuk është poliamoroze”, ka thënë zëdhënësi i Mariah Carey-t për “Daily Mail”.

 

14602216-7117491-Another_shows_a_fully_naked_Carey_posing_in_a_bathroom_on_the_ya-a-31_1560195296936 14602218-7117491-Carey_would_also_order_manager_Stella_Bulochnikov_and_assistant_-a-28_1560195296932
<
>