Zbulohet vrasësi i CoVid-19, ja ç’të konsumoni në luftë kundër koronavirusit

Në përditshmërinë tonë nuk e hasim shpesh të dëgjojmë apo të na këshillojnë përdorimin e zinkut për të forcuar imunitetin tonë. Harrojeni vitaminën C, kemi mjaftueshëm, sado që ti sulemi limonit apo portokallit.

Dua të ndalem në një atom të vetëm, që faktikisht është elementi kryesor dhe thelbësor në fuqinë tonë imune, zinkun.

Pse zinku?

Shumica e njerëzve janë defiçitar në zink dhe kur ky defiçit është tejet i skajshëm, ne mund të sëmuremi vërtet rëndë. Zinku mund të quhet pa frikë vrasësi i virusëve. Trupi e harxhon shumë shpejt atë, duke përdorur edhe rezervat më të thella, sidomos kur i vjen një mik i paftuar siç është dhe coronavirusi. Është shumë e zakonshme, që me praninë e një virusi të bëhemi defiçitar në zink, ose mund të na gjej defiçitar duke e bërë luftën me të, tejet të vështirë për ta fituar.

Ushqimet që janë te disponueshme në tokë, fatkeqësisht nuk përmbajnë më zink mjaftueshëm, për të siguruar gjithë zinkun e nevojshëm. Edhe fermat më të mira organike nuk sigurojnë dot bimë të pasura me zink, si pasojë e rritjes së nivelit të metaleve të rënda toksike nga qielli, duke ndryshuar balancën e pH në tokë, që çon në një zbrasje te mikroorganizmave dhe duke reaguar negativisht tek mineralet. Kjo do të thotë që përveç marrjes së ushqimeve me zink, siç janë farat e kungullit, në kushtet e një simptome apo kondite të veçantë është shumë e rëndësishme marrja e zinkut si suplement, sidomos zink jonik në formë të lëngshme.

Por si vepron zinku në nivel qelizor?

Besoj i keni venë rë ato tentakulat e coronavirusit, që formojnë kurorën nga e ka marr dhe vetë emrin. Me anë të tyre, që quhen proteinat S ose Spike, virusi kapet me një nga receptorët (ACE-2), duke u fuzionuar dhe invaduar qelizën. Brenda në të nëpërmjet ribozomeve (makineria e prodhimit të proteinave), fillimisht ndodh prodhimi i ARN polimerazës – ARN vartëse që do të udhëheq gjithë prodhimin e proteinave të një virusi të ri, gati për të pushtuar qelizën e rradhës. Zinku nuk bën asgjë tjetër përveçse frenimin e pikës kyçe, të këtij proçesi, ARN polimerazën – ARN vartëse, duke ndaluar kështu formimin e një virusi të ri.

Siç e thashë edhe më sipër është shumë e rëndësishme të kemi rezerva të pasura me zink, edhe për vetë faktin e vështirësisë së kalimit të tij në shtresën e dyfishtë lipidike që mbështjell qelizën. Në një organizëm defiçitar në zink, do e bënte të papërfillshme kalimin e tij brenda në qelizë. Këtu del në pah dhe roli i jashtëzakonshëm i klorokinës, si jonofor që lehtëson kalimin e zinkut në mënyrë drastike brenda në qelizë. Në një nga figurat e mëposhtme vihet re detektimi me Fluozin-3 të pranisë së zinkut në qelizë me dhe pa përdorim të klorokinës. Shihet që përdorimi i klorokinës në dy doza e rrit shumë praninë e zinkut në qelizë.

Aktualisht klorokina po përdoret gjerësisht në Korenë e Jugut, Kinë dhe po përkrahet këto ditë nga SHBA-të. Numri i të vdekurëve ne Kinë është ngadalësuar në numra të papërfillshëm. Koreja e Jugut mbetet në shifra te vegjël numër vdekjesh, kjo edhe nga vizioni i gjurmimit dhe testimit në masë( Tre T-të, trace, test, treat). Nëse edhe në SHBA do shihet një ngadalësim të vdekjeve, i qëndroj shumë fortë idesë që specialistët tanë ta marrin në konsideratë trajtimin me klorokine dhe zink të CoVid-19.

Shkrimi i mësipërm është përgatitur nga doktori Alban Hysenaj

 

Por çfarë duhet të konsumoni ju për të luftuar koronavirusin?! Ja ushqimet kryesore..

Një prej produkteve më të pasura më zink është djathi. Është një burim i mirë i proteinave, vitaminave, yndyrnave dhe mineraleve të tjera. Gjithashtu, ka një vlerë të lartë ushqyese.

Djathi ndihmon në përmirësimin e kockave. Mund të parandalojë kancerin. Menaxhon dhe parandalon osteoporozën. Dhëmbë më të shëndetshëm. Redukton stresin. Rrit funksionin e trurit. Rrit imunitetin. Proteinë e mirë për vegjetarianët