Zbulojeni tani, ja 6 ushqimet që do ju sjellin fat nëse do i keni në tryezë gjatë Vitit të Ri

pul.jpg

Nëse ëndërron të fitosh lotarinë, të të rritet rroga apo të gjesh dashurinë e jetës bën mirë të mos i anashkaloni fasulet, rrushin apo gicin në natën e ndërrimit të viteve.

Viti i Ri është koha kur ne i vëmë kapakun disa gjërave dhe hapim dyert për të renë.

Në shumë vende të botës, për superticion ose jo, ka një listë me ushqime që shërbejnë si ogur i mirë.

Në Shqipëri nuk kemi një traditë supersticioni për ushqimin, por një rit e kemi.

Nëse personi i parë që hyn në shtëpi pas ndërrimit të viteve, është një djalë i vogël, familja do të ketë mbarësi për vitin e ri.

Pavarësisht nëse besoni ose jo, mund të gjeni një ushqim të preferuar në këtë listë ushqimet me fat.

Dhe nëse fati nuk ju troket në derë, të paktën natën e ndërrimit të viteve nuk do ta kaloni me stomakun bosh.

Rrushi

Spanjollët konsumojnë 12 kokrra rrush para mesnatës- një kokërr rrush për çdo muaj.

Kjo traditë daton që në vitin 1909, kur vreshtarët e zonës Alicante ne Spanjë e nisën këtë praktikë pas një viti të bollshëm me rrush.

Çdo kokërr rrushi përfaqëson një muaj, kështu nëse kokrra e tretë për shembull iu rastis e thartë, Marsi mund të jetë një muaj i vështirë.

Për pjesën më të madhe, synimi është që të gjithë kokrrat e rrushit të konsumohen në më pak se 12 sekonda, para se akrepat të shënojnë orën 00.00, por Peruanët këmbëngulin që të konsumohet edhe kokrra e 13-të, që të jenë brenda.

Jeshillëqe për të thirrur paranë

Jeshillëqet, duke përfshirë këtu jo vetëm sallatën jeshile, rukolën por dhe lakrën konsumohen në shumë vende në natën e Vitit të Ri.

Kjo për një arsye të thjeshtë-gjethet e tyre jeshile duken si para të palosura, ndaj dhe janë simbol i prosperitetit ekonomik.

Besohet se sa më shumë jeshillëqe të konsumohen aq më i madh do të jetë fati që do ta shoqërojë personin në Vitin e Ri.

Bishtajore

E kush mund ta mendonte që bishtajoret, duke përfshirë këtu fasulet, bizelet dhe thjerrëzat janë gjithashtu simbol i parasë.

Kokrrat e tyre ngjasojnë disi me monedhat dhe kur gatuhen fryhen, duke na dhënë idenë e një rritje financiare.

Mish derri

Zakoni i të ngrënit mish derri në Vitin e Ri bazohet në idenë që derri simbolizon progres.

Mishi i derrit të pjekur shërbehet për Vitin e Ri në Kubë, Spanjë, Portugali, Hungari dhe Austri, ku këta të fundit madje dhe e dekorojnë tavolinën me gicë të bërë me brumë.

Derri gjithashtu konsumohet në Itali dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vlerësohet si ushqimi i mirëqenies.

Peshku

Peshku është një zgjedhje më se logjike për natën e ndërrimit të viteve.

Madje thuhet se merluci ka qenë popullor që në mesjetë. Në shumë vende ai krahasohet dhe me gjelin e detit të Krishtlindjeve.

Arsyeja? Shumë kohë para se frigoriferi dhe transporti urban të ekzistonin, merluci mund të rezervohej dhe të transportohej duke bërë të mundur që të shkonte deri në Mesdhe apo akoma më larg në Afrikën Veriore dhe në Karaibe.

Ëmbëlsira të ndryshme

Keku dhe ëmbëlsira të ndryshme janë tipike për festat e fund vitit në të gjithë botën, kryesisht në formë të rrumbullakët ose unaze.

Në disa vende është e traditës që të fshihet një monedhë ose një shënim ku ka një urim.

Në Shqipëri ne nuk kemi ushqim tipik fat-lënës por sipas mjeshtrit të kulinarisë dhe shefit të kuzhinës Armand Kikino ne kemi një tjetër traditë “kryesisht zona e jugut (Përmeti, Berati etj) që vendosin një lek në mes të mesnikut ose lakrorit dhe kush e gjen i sjell fat dhe duhet që në fund të vitit tjetër ta hedhë në lumë.

Po përveç kekut, në Skoci ashtu si dhe në Shqipëri është tradita e personit të parë që shkel pragun e derës, në mënyrë të veçantë nëse është një djalë i vogël.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303