fbpx

Zbulojeni tani, ja çfarë sëmundje shëron fiku

fik.jpg

Fiku është një prej frutave më të rekomanduara për uljen e tensionit të lartë.

Ekspertët thonë se fiku, si i freskët ashtu edhe i thatë, përmban sasi të mëdha të kaliumit.

Ky mineral është thelbësor për funksionin e muskujve dhe nervave.

Kaliumi balancon nivelet e lëngjeve në trup dhe rregullon rrahjet e zemrës.

Ai zgjeron enët e gjakut dhe ndihmon në eliminimin e sodiumit nëpërmjet urinës.

Kripa e tepërt rrit presionin në enët e gjakut dhe më pas rrit tensionin e gjakut.

Sasia e rekomanduar e kripës duhet të jetë më pak se 2.4 g në ditë.

Si të përdorni fikun për uljen e tensionit të lartë të gjakut

Fikun mund ta përfshini në sallata ose ta hani rregullisht gjatë ditës.

Ju mund të merrni disa fiq të thatë, t’i mbani në ujë gjatë gjithë natës dhe më pas lëngun e tyre ta pini esëll në mëngjes.

Në këtë mënyrë ju do të jeni në gjendje të përthithni më shumë prej ushqyesve të tij.

Fiqtë e freskët mund t’i hani në mëngjes duke i përzier me drithëra ose nëpërmjet vakteve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303