Zbuloni 3 shenjat më romantike të Zodiakut për këtë dhjetor festash

Sezoni i festave shpesh quhet “sezoni i dashurisë” sepse ndërsa temperaturat fillojnë të bien, disa njerëz fillojnë të pyesin: “Kush do të më mbajë ngrohtë mua gjatë dimrit të ashpër”? Dhjetori 2019-të është këtu, por ky duket se do të jetë muaji më romantik për këto shenja të horoskopit: Luani, Virgjëresha dhe Bricjapi. Arsyet janë të gjitha këtu!

Luani

Ju keni qenë gjithmonë një adhurues i Dhjetorit, dhe kjo për shkak se sezoni i shenjës së zjarrit të motrës suaj, Shigjetarit, aktivizon shtëpinë tuaj të pestë ekspresive të romancës, krijimtarisë dhe individualitetit. Është mjaft interesante! Kjo është shtëpia astrologjike që i përket Luanit, pasi qeveris të gjitha gjërat që lidhen me fëmijën tuaj të brendshëm. Në mesin e muajit, beqarët e vetëm mund të fillojnë një romancë pasionante dimri, ndërsa ata që janë çift do të bien më shumë në dashuri.

Virgjëresha

Personalisht, profesionalisht dhe romantikisht, do të shkëlqeni gjatë gjithë dhjetorit. Me zhvendosjen me fat të Jupiterit në shenjën tuaj përmes shqisave ekspresive të romancës, pasionit dhe krijimtarisë, besimi juaj do të rritet. Pra, nëse jeni duke punuar në një projekt interesant me pasion apo je duke kërkuar dashurinë e jetës, ky është muaji juaj me fat. Ju mund ta gjeni dashurinë në vendet që më së paku e prisnit. Ndoshta ndërsa jeni në mes shijimit të kafesë në një bar apo gjatë vrapit tuaj të mëngjesit? Pastaj është eklipsi i fuqishëm diellor i Hënës së re, i cili do të aktivizojë shtëpinë tuaj të pestë ekspresive në 26 dhjetor. Kjo do të thotë që fillimet e reja të fuqishme do të jenë në rrugën e tyre.

Bricjapi

Venusi simpatik është planeti i dashurisë, kënaqësisë dhe të gjitha gjërave të parezistueshme dhe ai futet fuqishëm në shenjën tuaj! Kështu që përveç tërheqjes ndaj jetës dhe përditshmërisë me miqtë, kolegët e familjarët tuaj, ju gjithashtu do të keni një sens optimizmi të pashoq. Dielli hyn në shenjën tuaj më vonë gjatë muajit, përpara eklipsit diellor të Hënës së re. Unë e di se eklipset zakonisht janë të frikshme, por nëse keni bërë punën, gjithçka do të shkojë mirë. Përveç kësaj, eklipset diellore nuk janë të njëjta me eklipset hënore, kështu që nuk ka nevojë për panik. Është koha të filloni të festoni fitoret tuaja dhe të jetoni jetën tuaj më të mirë.