Zbuloni çfarë e dëmton veshkën

Dëmi i shkaktuar në veshka shpesh nuk mund të rregullohet, prandaj bëni kujdes.

Veshkat janë të rëndësishme për funksionimin e shëndetshëm të trupit sepse rregullojnë tensionin e gjakut, balancimin e ujit dhe elektroliteve dhe eliminojnë materiet e dëmshme nga organizmi.

Këto janë disa nga armiqtë e veshkave të shëndetshme:

Përdorimi i ilaçeve për një kohë më të gjatë

Përdormi afatgjatë i tabletave kundër dhimbjeve, veçanërisht në sasi të madhe, ka veprim të dëmshëm në indin dhe strukturën e veshkave.

Edhe ilaçet që merren me recetë edhe ato pa recetë mund të ndikojnë në reduktimin e qarkullimit të gjakut në veshka.

Pirja e duhanit

Ndikimi i cigares në mushkëri dhe zemër tashmë është i njohur, por hulumtimet tregojnë se si duhanpirësit janë më të prirur të kenë proteina në urinë, çka është shenjë e dëmtimit të veshkave.

Ushqimet me shumë sheqer

Përdorimi i tepërt i sheqerit përveç se shkakton diabet, është gjithashtu një faktor i rrezikut për sëmundjet e veshkave.

Reduktoni konsumin e sheqerit në organizëm dhe do të reduktoni rrezikun nga sëmundjet e përmendura. Më pak sheqerna të përpunuar nënkupton edhe më pak kalori, kimikate dhe kripë, ndërsa beli dhe veshkat do t’ju jenë mirënjohëse.

Kripa e tepërt

Ushqimi shumë i kripur mund të rrisë tensionin e gjakut. Tensioni i lartë dëmton veshkat dhe me kohë mund të çojë deri te dështimi i veshkave./real-news.tv/