Zbuloni cili është organi që nuk ka gjumë…

Kur flini, mund të mendoni se shqisat tuaja janë duke pushuar, por një studim i kohëve të fundit nga Universiteti Vanderbilt në Nashville, Tennessee, sugjeron se kur jemi në gjumë veshët janë gjithmonë në aktivitetin e tyre të plotë.

Studiuesit analizuan fëmijët e moshës paraskollore ndërkohë që ishin duke fjetur. Çdo gjë u bazua në disa fjalë që ata i thonin vazhdimisht gjatë gjumit. Në momentin që fëmijët u zgjuan, ata filluan të flisnin normalisht por pjesë përbërëse të fjalëve ishin dhe ato që kishin dëgjuar gjithë kohës.

Truri i fëmijëve tregoi shenja positive kur dëgjuan fjalët kyçe, duke treguar se ata ishin në gjendje të dallonin tingujt e atyre fjalëve. Një nga qëllimet e studimit është që të kuptonin më mirë se si zhvillohet truri i tyre dhe nëse ata ende regjistrojnë informata gjatë gjumit. Por është gjithashtu një paralajmërim i mirë për të patur kujdes që nuk duhet folur për problem familjare qoftë edhe kur fëmijët janë në gjumë, pasi ata dëgjojnë çdo gjë dhe pse në një gjendje të pavetëdijshme.

Lër një koment