Zbuloni në 30 sekonda nëse keni probleme me zemrën

Zemra, organi më i fuqoshëm i trupit të njerit, e cila rreh edhe pasi shkëputet nga trupi, duhet të mbahet e shëndetshme, për të pasur një jetë pa probleme.

“Bright Side”, ka publikuar një mënyrë që zgjat vetëm 30 sekonda, që tregon nëse shëndeti i zemrës suaj është në rregull apo jo.

Hapi 1

Mbushni me ujë të ftohtë një enë mjaftueshëm të madhe që të zërë të dyja duart tuaja. E mira do të ishte që t’i hidhnit edhe akull.

Hapi 2

Vendosini duart tuaja në ujë dhe mbajini për 30 sekonda ekzaktësisht dhe rezultatet do të jenë dy:

Nëse gishtat tuaj janë të kuqërremtë, ky është një lajm i mirë. Do të thotë që nuk keni asnjë problem në lidhje me oksigjenimin e gjakut tuaj. Zemra juaj dhe qarkullimi i gjakut janë të shëndetshëm.

Nëse majat e gishtave bëhen të zbehtë ose kanë një njollë kaltëroshe, me siguri keni probleme me qarkullimin e gjakut. Kjo ndodh sepse ka nivele të ulëta të oksigjenit në qelizat e kuqe të gjakut ose sepse keni probleme me marrjen e gjakut të oksigjenuar në trupin tuaj.

Në këtë rast, ende mund të përpiqeni të ngrohni ose masazhoni zonën për ta kthyer atë në normale. Nëse kjo nuk ndodh, është më mirë të takoni mjekun tuaj.