Zbuloni se si të llogarisni korrekt sasinë ditore të ujit që duhet pirë

Screenshot_8.png

Pirja e ujit është thelbësore për shëndetin tonë, sepse garanton hidratimin e nevojshëm. Në fakt, ne gjatë ditës kryejmë aktivitete të ndryshme që çojnë në humbjen e lëngjeve të cilat duhet të integrohen përsëri për të përmirësuar mirëqenien e organizmit.

Uji është i rëndësishëm për eliminimin e toksinave të tepërta, humbjen e peshës, aktivizimin e metabolizmit, hidratimin e lëkurës, të djerët i ngopur dhe përmirësimin e funksionimit qelizor. E fundit por jo më pak e rëndësishme, pirja e ujit i lejon organet tona të punojnë në mënyrën e duhur.

Pasi e kemi të qartë se sa i rëndësishëm është uji, lind një pyetje: sa duhet të pimë çdo ditë?

Përgjigja nuk është aq e thjeshtë sa mendoni! Nëse ekspertët zakonisht këshillojnë të konsumojmë së paku dy litra ujë në ditë, ka shumë faktorë që që duhen marrë parasysh dhe ndikojnë në këtë parametër.

Për shembull, sezoni, jo çuditërisht në verë, kërkesa për ujë rritet, sepse në sajë të nxehtësisë dhe djersitjes, ne duhet të plotësojmë shumë më tepër lëngje. E njëjta vlen edhe për aktivitetin fizik që kryhet. Nuk është rastësi që sportistët duhet të pijnë më shumë për të marrë kripërat minerale të humbura gjatë aktivitetit të lartë fizik.

Zakonisht për të kuptuar se cila është kërkesa e ditore, mund të përdorni një formulë: 30ml x pesha trupore = ml ditor të nevojshëm. Natyrisht rezultati ndryshon gjithashtu varësisht nga stili i jetës dhe nevojat individuale. Nëse gjatë një orë ushtroni intensitet të moderuar, duhet të shtoni 0.5 litra ujë më sh6umë, për ushtrime me intensitet të lartë duhet një litër ujë mbi përllogaritjen, ndërsa për stërvitje me intensitet ekstrem 1.5 litra.

Por si mund ta pijmë ujin? Është gjithmonë më mirë të mos pimë ujë vetëm gjatë ngrënies, por gjatë gjithë ditës. Ujin mund ta pini edhe duke e bërë çaj ose edhe smoothie.

Edhe një këshillë finale! Kujdesuni që të sillni në tryezë ushqime të pasura me ujë të tilla si: kastravecat, lulet e kungujve, pjepër, shalqi dhe spinaq.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303