Zbut tonet Haradinaj: Edi Rama është vëllai im

Pati një përplasje mes kryeministrit Rama dhe homologut të tij, Haradinaj në lidhje me samitin e Berlinit që u zhvillua më 29 mars.

Tonet u ashpërsuan kur Haradinaj tha se Rama dhe Thaçi i bënin presion për të hequr taksën 100% ndaj mallrave serbe.

Por kryeministri i Kosovës është shprehur se gjithnjë do të thotë të vërtetën dhe lidhur me Ramën, ai e ka quajtur vëlla.

“Edi Rama është vëlla i imi. Të vërtetën do ta them gjithmonë, kam thënë të vërtetën për atë që ka ndodhur në Samitin e Berlinit”, ka thënë Haradinaj./real-news.tv