28.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Zëdhënësja e fushatës së PS apel të fortë kundërshtarëve politikë

spot_img

Zëdhënësja e fushatës së PS, Bora Muzhaqi teksa ka dalë pak më parë në një konferencë për shtyp u ka bërë apel kundërshtarëve politikë që të mos e vonojnë procesin e numërimit për të bërë me dije sa më parë vendimin e sovranit.

Muzhaqi ka shpallur fitoren, duke shtuar se gjithçka ishte e qartë, edhe pse Partia Demokratike dhe LSI janë në rritje.

“I bëjmë apel rivalëve tanë që të mos e vonojnë procesin. Nuk ka kohë për pushim. Qytetarët meritojnë ta mësojnë një orë e më parë rezultatin. Ishte ndeshje e rëndësishme. Partitë kanë detyrën të shërbejnë pa humbur asnjë minut. Shqipëria ka fituar. Festë demokratike që nuk duhet prishur. Në emër të PS dhe kryetarit falenderoj të gjithë numëruesit. Çdo votë të numërohet në respekt të plotë të sovranit. Fitorja e PS është shumë e qartë tanimë. Por fitorja e Shqipërisë duhet vendosur me angazhim të përbashkët,”-tha ajo.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat