fbpx

Zelanda e Re ia del, nxjerr nga spitali dhe pacientin e fundit me COVID-19

Zelanda e Re nuk ka asnjë pacient me koronavirus në spital dhe nuk ka zbuluar asnjë rast të ri përgjatë pesë ditëve të fundit.

Pacienti i fundit që ishte në spital ka dalë i shëruar plotësisht, deklaroi Ministria e Shëndetësisë.

Zelanda e Re konfirmoi rastin e saj të parë më 26 shkurt, kështu filloi bllokimin e saj të plotë më 26 mars. Suksesi i arritur i vendit ka bërë që brenda disa javëve të hiqet plotësisht bllokimi dhe Zelanda të rihapë udhëtimet me Australinë.

Në Zelandë ka pasur 1.504 infektuar deri të premten e shkuar dhe numri nuk është rritur. Numri i të vdekurve është 21 dhe nuk ka ndryshuar që nga 6 maji.

Momentalisht vetëm 21 njerëz janë të infektuar nga virusi, por asnjëri prej tyre nuk ka nevojë për trajtim mjekësor në spital.

21 pacientë që kanë ndërruar jetë kanë qenë mbi moshën 60 vjeç.

Zelanda e Re ka realizuar 267,435 testime dhe ka gati 200,000 pajisje të tjera testimi në magazinë, sipas shifrave zyrtare.