Zelensky bisedon me Johnson, çfarë diskutuan, zbardhet biseda

220409121829-04-boris-johnson-volodymyr-zelensky-meeting-0409-super-tease-1.jpg

In this image provided by the Ukrainian Presidential Press Office, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy, right, and Britain's Prime Minister Boris Johnson shake hands during their meeting in Kyiv, Ukraine, Saturday, April 9, 2022. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Britanisë, Boris Johnson, për situatën në Ukrainë, shkruan The Guardian.

Telefonata mes dy liderëve vjen në një kohë ndërsa Johnson po përballet me presion në rritje për vendimin e tij për të emëruar ish-zëvendëskryetarin konservator, Chris Pincher, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar.

Rikujtojmë se bisedat telefonike mes Johnson dhe Zelensky kanë qenë të shpeshta.

“Pata një bisedë telefonike me Boris Johnson. I jam mirënjohës Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e palëkundur, për 1 miliard paund ndihmë për sigurinë dhe vendimin për 100 milionë paund të tjera.

Ne gjithashtu folëm për sigurinë ushqimore në botë dhe garancitë e sigurisë. I jam mirënjohës për gatishmërinë e Britanisë për të pritur Eurovizionin në 2023”, tha Zelensky në një mesazh në Twitter.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303