21.5 C
Tirana
E enjte, 30 Maj, 2024

TË FUNDIT

Zelensky paralajmëron ndërprerje të bisedimeve me Rusinë

spot_img

Sot është shënuar dita e 66-të e luftës në Ukrainë. Zelensky ka paralajmëruar se bisedimet e paqes me Moskën janë drejt ndërprerjes.

Forcat ruse e kanë kthyer fokusin e tyre drejt lindjes dhe jugut të Ukrainës, pasi nuk arritën të kapnin kryeqytetin gjatë një sulmi nëntë-javor.

Moska pushtoi qytetin Kherson në jug të Ukrainës dhe forcat e saj kanë pushtuar kryesisht qytetin port lindor të Mariupolit, ku po zhvillohen përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për evakuimin e civilëve.

Ukraina dhe Rusia nuk kanë mbajtur bisedime ballë për ballë për paqen që nga 29 marsi dhe atmosfera është përkeqësuar në një kohë që Ukraina hedh akuza se trupat ruse kanë kryer mizori.

Moska i ka mohuar pretendimet. Në komentet për gazetarët në Poloni, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky shprehu pesimizëm për mundësinë e vazhdimit të negociatave me Rusinë.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat