‘Zemër, sapo u qëllova në kokë’, mesazhi rrëqethës përpara se të vdiste në masakrën e Dejton

Një nënë e dy fëmijëve dy vjeç kontaktoi babanë e fëmijëve të saj në FaceTime pasi u qëllua gjatë masakrës në Dejton, Ohio.

Pasi u qëllua në kokë gjatë masakrës në Dejton, Ohajo, një nënë 27 vjeçare kontaktoi me anë të aplikacionit FaceTime me babain e fëmijëve të saj, përpara se të humbte jetën.

Lois L. Oglesby ishte në mesin e nëntë viktimave që vdiqën pasi u qëlluan për vdekje në Dejton, Ohajo.

‘Ajo më mori mua në Face Time dhe më tha: ‘Zemër, sapo u qëllova në kokë, unë duhet të shkoj te fëmijët e mi’. Ajo po më linte të dija që më donte dhe të kujdesej për këta fëmijë. Nuk mund të ndalem së qari! Vajzat e mia mamaja iku!… Nuk di çfarë të bëj!’ shkroi Dee Lee, babai i fëmijëve dhe burri i Lois Oglesbyt me anë të një postimi në Facebook.

Oglesby ishte një studente e infermierisë, e cila kohët e fundit ishte në pushimin e lehonisë.

Partneriteti i Veprimit në Komunitetin në Miami Valley, ku punonte edhe nëna e Oglesbyt, ngriti një faqe donacioni për kujdesin afatgjatë të vajzave të studentes Oglesby e cila mbeti viktimë në masakrën e Dejtonit, si dhe për të mbuluar shpenzimet e funeralit të saj.