fbpx

“Zero tolerancë”. Lleshaj dhe Jaupi zbresin në terren, nisin inspektimet, ja ç’po ndodh…

lleshaj.jpg

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi kanë zbritur sot në terren për inspektimin e zbatimit të masave Anti-Covid në aktivitetet dhe bizneset që operojnë në Tiranë

Sipas Lleshaj do të këtë zero tolerancë për shkelësit e ligjit, gjobë, mbyllje aktiviteti dhe ndjekje penale për mosrespektimin e masave anti-COVID.

Ndërkohë për sa i përket personave që nuk u binden masave dhe karantinës Lleshaj ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të njoftojnë menjëherë policinë.

“Duhet të mbrojmë stafet shëndetësore. Bashkëpunimi ynë për respektimin e masave është ndihma më e madhe. Duhet të njoftojmë policinë për ata që nuk i binden masave dhe karantinës. Policia i ka të plota informacionet por bashkëpunimi ndihmon shumë. Është mjaft i rëndësishëm koordinimi i përpjekjeve. Të mbrojmë veten tonë, mjekët dhe policët.”, tha ndër të tjera Lleshaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303