fbpx

‘Zero transparencë’, Vasili kapet sërish me Ramën: Jemi në fazë të re

vasili.png

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili sërish ka reaguar duke akuzuar qeverinë në lidhje me masat por edhe për ndihmat financiare që i janë dhënë punonjësve apo bizneseve.

Sipas tij, trasnparenca është zero nga ana e qeverisë.

Deklarata e plotë:

Pandemia ka hyrë në një fazë të re, shumë delikate dhe pse jo kritike. Është krejtësisht e qartë që menaxhimi i kësaj pandemi, qoftë nga pikëpamja shëndetësore, ashtu edhe në pasojat ekonomike e financiare të saj. Është shoqëruar nga kaosi, abuziviteti dhe arroganca e plotë. Për të shmangur të gjithë këtë, me shumë durim në mënyrë konsistente dhe pa u lodhur, opozita shqiptare ka qenë gjithmonë prezente dhe shumë aktive me propozime konstuktive, të qarta dhe të thjeshta, të cilat i jepnin përgjigje situatës, qoftë nga k´pikëpamja shëndetësore, ashtu edhe nga ajo ekonomiko-financiare. Përsa i takon kësaj të fundit që ka qenë bashkëshoqëruese e pandemisë, që në momentin e shfaqes së saj, ne kemi paraqitur një seri propozimesh shumë të qarta, realiste dhe konkrete, plotësisht të realizueshme, ku do të analizoja vetëm disa prej momenteve më thelbësore, të cilat qartësojnë se çfarë mund të ishte bërë dhe çfarë nuk u bë, ku konkretisht kemi kërkuar garantimin e pagesës me vlerën 80% për të gjithë personat që janë në punë, por që nuk mund të punojnë për arsye se të gjitha bizneset e tyre janë të mbyllura për shkak të kufizimeve, karantinës siç e kanë quajtur. Pagesat të kryheshin pikërisht në llogarinë e secilit punonjës për të evituar çdo lloj abuzivizmi.

Së dyti kemi kërkuar rimbursimin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të gjithë punojnësit që paguen 80%. Kemi kërkuar që një sektor shumë delikat dhe me peshë të jashtëzakonshme në ekonomi, dhe jo vetëm kaq, por edhe në të cilin janë të zënë në punë më shumë se gjysma e popullsisë, siç është bujqësia, të merreshin masa të jashëzakonshme dhe të përcaktoheshin subvencionime për të gjithë fermerët, prodhimet e të cilëve nuk mund të shiteshin për shkak të bllokimeve të caktuara, apo humbjes së tregjeve si pasojë e kufizimeve të mëdha që vinin për shkak të pandemisë. AZHBR i kemi kërkuar të bënte rimbursim me procedurat më të përshpejtuara. Gjithashtu kemi kërkuar subvensionim të të gjitha pagesave të palikujduara të studentëve dhe detyrimeve financiare të tyre për vitin 2019-2020.

Të nderuar qytetarë dhe qytetare,

Është fare e qartë që të gjitha këto propozime jo vetëm nuk janë pranuar, jo vetëm janë refuzuar, por edhe janë shoqëruar me propagandë dhe zhurmë të madhe duke ecur në dy dimensione, në dimensionin e mashtrimit dhe grabitjes.

Mashtrimi ka konsistuar pikërisht në ato shifra zhurmëmëdha të qeverisë për qindra e për mijëra qytetarë të ndihmuar në rast së do ti mblidhnim të gjitha sëbashku popullsia e shqipërisë do të diltë më e madhe se Gjermania dhe Anglia të marrë sëbashku pra do të kishim të bënim me një shqipëri rreth 150 milionë, kaq të çmendura kanë qenë shifrat e hedhura me qindra e mijëra nga kryeministri deri në një ministre e caktuar thoshte 600 mijë shqiptarë e familje të ndihmuara që në ditët e para të konstatimit të pandemisë.

E vërteta ka qenë krejt ndryshe, shifrat po të së njëjtës qeveri të raportuara sipas atyre që kanë bërë rezervat e shtetit, atyre që kanë bërë pakot nuk rezultojnë më shumë se 9000 e ca familje dhe kjo besoj që është nga më skandalozet.

Edhe paketat e ashtuquajtura të miratuara nga qeveria nuk janë gjëkundi të arritura në raport me qytetarët, jo vetëm nuk arrijnë në kohë por shoqërohen me një sëri kriteresh përjashtuese të cilat një sekondë e më parë bëjnë të gjithë të mendojnë sikur të gjithë mund të përfitojnë dhe në fund të fundit te ata nuk arrijnë absolutisht asgjë gjithashtu në dimensione më të frikshme të kësaj çështje është dhe transparenca 0 apo 0 transparenca.

Në mënyrë të përsëritur me dhjetëra herë kemi kërkuar qeverisë të mos na sqarojë ne si opozitë por të sqarojë qytetarët duke i bërë publike listat e të gjithë qytetarëve përfitues apo bizneseve sëbashku me shumën përkatëse përkrah.

Kjo është fare e qartë për këdo dhe nuk kishim nevojë më t’i kërkonim qeverisë informacion pasi do të ishte atje në portalet pafund që qeveria ka ngritur dhe portalet kanë kushtuar dhjetëra milion e qindra milionë euro shqiptarëve të cilët bëjnë sikur bëjnë bashkëqeverisje me shqiptarët ama kur vjen momenti për të kërkuar transparencën, cilët janë përfituesit në mënyrë të drejtpërdrejtë që dhe qytetarët të kuptojnë se kush përfitoi dhe kush jo. Qe një përfitim i drejtë në raport me hallet që kishin apo ishte një përfitim selektiv, të gjithë këto elemente nuk ekzistojnë, pra ekziston vetëm 0 transparenca. Sa i takon grabitjes, besoj se është një dimension i cili ka marrë dimensionin e një qeverie kuislingë e cila funksionon dhe punon vetëm për spekulantët ekonomiko-financiarë, klientë të saj pasi ju e shikoni që tenderat e qeverisë, grabitjen e qeverisë nuk e ka ndalur dot as pandemia. Keni parë maska mbrojtëse që blihen disa herë më shumë se sa çmimi, respiratorë të cilët blihen disa herë më shumë se çmimi dhe që nuk arrijnë kurrë dhe mos harrojmë që çdo pajisje mjekësore që nuk arrin në kohë, në rast se i duhet një të sëmuri dhe ajo mungon do të thotë t’i marrësh jetën atij.

Gjithashtu ka arritur deri këtu sa spekulimi me të ashtuquajturat tendera sekret, të mos kursejë as brenda sekretit të madh shtetëror, pra një sekret i madh që duhet ruajtur se trondit qeverinë është edhe letra higjenike dhe banalitete të tjera blihen në mënyrë të tillë. Po dhe kështu barnat të cilat janë pjesë e praktikës së zakonshme mjekësore shënohen si barna që duhen për COVID-19 në mënyrë që ti lejojnë vetes blerje abuzive të të gjitha formave.

Një problem tjetër madhor të nderuar qytetarë është çështja e kufizimeve, kufizimet pa asnjë diskutim janë arbitrare, spontane, abuzive dhe demonstrim me reflektim i arrogancës të kësaj qeverie që ka shoqëruar gjatë gjithë qeverisjes së saj duke e mbushur vetëm me premtime dhe pa asnjë vepër konkrete, por në rastin konkret kjo arrogancë ka marrë dimensione të rrezikshme anti-ligjore dhe anti-kushtetuese. Ne e dimë të gjithë që po përdoret gjendja e fatkeqësisë natyrore për të vazhduar me masat anti-kushteuese të gjendjes së jashtëzakonshme të pashpallur ndonjëherë. Vazhdon me gjendjen e fatkeqësisë natyrore të kërkuar me insistim nga opozita që të vendosej në kohën e duhur dhe u vendos me 2 javë e gjysëm me vonesë, ndërkohë që sot po spekulohet duke e zgjatur atë me 2 muaj, por ndërkohë qeveria duartroket për një përballim, më të mirin në botë të pandemisë dhe për paketat financiare të shkëlqyera, pra ka bërë gjithçka dhe ndërkohë mban gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Përsa I përket këtyre kufizimeve, të nderuar qytetarë, këtu kufizimi të paligjshme dhe abusive nuk I referohen asnjë modeli europian. Nuk ekzistojnë gjëkundi të tilla. Funksionojnë me fasha orari që është një marrëzi shkencore që kemi dëgjuar pasi e ndihmon pandeminë sepse krijon mundësinë e grumbullimit të qytatarëv, një gjë që është vënë re rëndomtë në të gjitha aktivitetet tregtare që funksionojnë me orare, në vend që të funskionojnë 24 orë, aktivitetet tregtare, ushqimoret apo farmacitë apo daljet me orar duke marrë masa krejtsisht të kundërta nga ato që janë për pengimin e pandemisë.

E gjithë kjo situatë tregoi më së miri që kjo qeveri e nënvlerësoi dhe e neglizhoi qartësisht pandeminë. Ishtë tërësisht e vonuar në të gjitha masat e saj në raport me Kosovën, e cila mblli shkollat pa pasur ende asnjë rast ndërkohë që mori masat dhe bëri testime në masë të një sasie shumë më të madhe në Kosovë.

Shqipëria nuk kishtë as testime. Shqipëria nuk mobilizoi mjekun e familjes. Shqipëria nuk bleu mjete dhe masa mbrojtëse, nuk bleu respiratorë. Pra momentin kur erdhi pandemia e gjeti tërësiht të papregatitur, krejtësisht të pamobilizuar, të çorganizuar sa ju e dini dhe kufinjtë me Italinë u mbllën ditë të tjera më vonë dhe ndërkohë qindra, mijëra vetë vinin vazhdimisht duke qenë një potencial mbartës nga një vend me ngarkesë të lartë epidemeologjike.

Pra e thënë me pak fjalë të nderuar qytetarë, ne duhet të jemi të gjithë vigjilent për këtë shëprdorim që po i ndodh pushtetit dhe demokracisë në kohët më të vështira që Shqipëria ka provuar ndonjëherë siç është pandemia dhe duhet të dini që e vetmja strategji që qeveria ka, shumë të qartë në kokën ë saj dhe që bën të pamundurën që të vërë në përdorim në çdo mejt dhe në çdo formë është mashtrimi me ndihmat me shifra inekzistente dhe imagjinare për të krijuar idenë se ndihmat janë, por pavarësisht se qtetarët nuki shikojnë. Pra një realitet komplet imagjinar, të rremë, porbagandistik.

Së dyti, duke e vazhduar panikun me vdekjen për të trembur qytetarët që ata të ulin vigjilencën e tyre, qoftë në raport me dërrmimin ekonomik, financiar që ata pësojnë, por gjithashtu edhe rrënimin e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore, lirinë dhe të drejtat mund të ndërtohet dhe dalja nga kjo situatë kaq e vështirë pasi pa liri ekonomike, pa drejtësi, pa heqjen e  kufizimeve, pa veprimin e shtetit ligjor dhe barazisë së ligjit të të gjithë qytetarëve, nuk mund të ketë dalje nga pandemia, qoftë ajo shëndetësore, qoftë ajo ekomonike, por do të ketë zhytje në një pandemic padrejtësie, anti-ligji dhe anti-demokratike. Sigurisht ne jemi të gjithë këtu, vigjilent për të mos e lejuar këtë gjë dhe për ta ndalur me çdo mjet dhe me çdo formë

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303