22.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Zëvendësi i gjeneralit të vrarë iranian: Amerikanët të largohen nëse…

Zëvendësi i Qassem Soleimanit, gjeneralit iranian të vrarë të premten nga forcat amerikane, Mohammad Reza Naqdi, e ka kërcënuar SHBA-në.

Ai ka thënë se nëse forcat amerikane duan të mbesin gjallë, duhet t’i largojnë bazat e tyre ushtarake nga rajoni.

“Nëse forcat amerikane duan të qëndrojnë gjallë, ata duhet t’i evakuojnë bazat e tyre ushtarake në rajon dhe të largohen”, tha Naqdi.

Ai gjithashtu foli edhe për hakmarrjen e paralajmëruar të Iranit ndaj SHBA-së pas vrasjes së gjeneralit Soleimani.

“Hakmarrja nga Irani dhe komandantët e rezistencës është e sigurt, e pakontrollueshme dhe e dhimbshme”, tha ai.

Hakmarrja e paralajmëruar ka nisur para disa orëve, me një sulm ndaj bazës ushtarake të Amerikës në Kenia.

Orë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përgatitur për luftën me Iranin, duke blerë rreth dy trilionë dollarë pajisje ushtarake.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat