Zëvendësministrja: Krenare për qeverinë, kemi bërë atë që nuk është bërë në botë

9b2565b0-a3ac-4a49-b655-c17765e36cd1-696x522-696x433.jpg

Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda ka deklaruar se ajo që është bërë nga qeveria nga tërmeti nuk është bërë në asnjë vend tjetër.

Në një intervistë për Top Channel, Voda e cilësoi si një gjë “të jashtëzakonshme” akomodimin në struktura hotelerie dhe për këtë ajo shtoi se ndihej krenare për qeverinë.

“Dua të them që ajo që kemi bërë për akomodimin e njerëzve në struktura hotelerie është e jashtëzakonshme. Ne kemi parë që dhe vendet e tjera që janë prekur nga tërmeti nuk e kanë bërë këtë gjë, dhe unë jam krenare për qeverinë tonë për këtë.”

Zv/Ministrja Voda është caktuar në krye të shtabit të emergjencës në Durrës. E pyetur në lidhje me gjendjen e banorëve që janë ende në çadra në zonën e Ishmit dhe Sukthit, ajo tha se ata nuk kishin dashur të shpërnguleshin. Zv/ministrja pranoi gjithashtu se shteti dispononte shumë pak çadra dimërore po dhe këto ishin me kushte “jo bashkëkohore”.

“Unë kam takuar banorët e zonës së Sukthit dhe Ishmit ,me të gjithë insistimin tonë ata nuk kanë pranuar që të shkojnë në hotele. Ata kanë vendosur të qëndrojnë me çadra pranë banesave të tyre pasi kanë bagëti që kanë nevojë për përkujdesje dhe për këto arsye e kanë të vështirë që të largohen prej tyre”, tha ministrja. Ne e dimë që procesi për ndërtimin e shtëpive është shumë i gjatë dhe nuk do të bëhet në një kohë të shkurtër. Ne kishim në dispozicion shumë pak çadra dimërore por jo me kushte bashkëkohore dhe duke parë emergjencën vendosëm që ti vendosim në mënyrë të përkohshme. Qeveria ka miratuar fondin që këto familje të akomodohet në këto çadra dhe kur ti kemi ato në dispozicion do të bëjmë kanalizimin e tyre drejt, familjeve që kanë nevojë për to.”, tha ndër të tjera Voda.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303