Zgjat masat kufizuese deri më 27 prill, qeveria do të paguajë testet PCR për turistët e huaj

Screenshot_35-11.jpg

Qeveria e Maqedonisë së veriut ka lënë në fuqi masat kufizuese që ishin gjatë ditëve të fundit. Deri më 27 prill në Maqedoni lëvizja ndalohet në orën 20:00 për të filluar në orën 05:00 të mëngjesit, ndërsa kafenetë dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllur.Ndërkohë zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në lidhje me Paketën e gjashtë, theksoi se qeveria do të mbulojë PCR testet për turistët potencial të huaj që do të vizitojnë Maqedoninë.“Kjo do të bëhet në bashkëpunim me Institutin për Shëndet Publik, Fondit për Shëndetësi dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për shkak se vetëm institucione kredibile publike mund të zbatojnë PCR testim në mënyrë të këtillë me numër të madh, aq sa kemi paraparë”, tha Bytyqi.Ai pret rreth 50 mijë turistë potencial në Maqedoninë e Veriut gjatë gjithë vitit 2021. Paketa e gjashtë ekonomike, siç theksoi zëvendëskryeministri Bytyqi, kushton 17.8 milionë euro që do të mbështesë rreth 10 mijë kompani dhe 60 mijë të punësuar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303