fbpx

Zgjedhja e kryeprokurorit, reagon OSBE në Tiranë

Pas reagimi të zyrës së Bashkimit Europian në Tiranë për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, ka reaguar dhe zyra e OSBE-së.

Përmes një postimi në Twitter në faqen zyrtare, OSBE përshëndet zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të përgjithshëm, Olsian Çela.

“Urime Prokurorit të Përgjithshëm të sapozgjedhur të Shqipërisë, Olsian Çela. Prezenca e OSBE-së e përshëndet vijimin e reformave të rëndësishme edhe në këto kohë të vështira për vendin, dhe presim me kënaqësi të forcojmë bashkëpunimin me Prokurorinë e Përgjithshme”

Kuvendi zgjodhi sot me 101 vota pro, Olsian Çelën në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Çela ishte I renditur i pari në listën që KLP i kishte dorëzuar Kuvendit.

Për Arta Markun Kuvendi ka votuar me 11 pro 22 kundra dhe 78 abstenim, e ndërsa për Fatjona Memçaj 8 kanë qenë pro 16 kundër dhe 87 abstenim.