fbpx

Zgjedhje lokale në vjeshtë? Ja ç’thotë ish-ministri: Ramës i duhet…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani me anë të një statusi në rrjetin social Facebook shkruan se nuk do çuditej nëse Rama do thërrasë zgjedhjet locale në vjeshtë.

“Nuk do çuditesha nëse do dëgjonim Bosin të kërkojë thirrjen e zgjedhjeve lokale këtë vjeshtë. E kundërta do më çudiste”, shkruan Manjani.

Ish-ministri thekson se zhvillimi i zgjedhjeve në vjeshtë i jep mundësinë Ramës që të shohë sa mbështetje i ka mbetur.

 “I duhet një valvul shfryrëse e helmit ndaj tij. Me atë rast sheh realisht sa mbështjetje i ka mbetur. Me thënë të drejtën e ka mendjen në mësim”, shkruan Manjani.