fbpx

Zgjedhje me Ramën kryeministër? Përgjigjet hapur Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për News24 në lidhje se nëse do të pranonte zgjedhje me Ramën kryeministër.

Ai tha për emisionin “Kjo javë’ se edhe kur u zhvilluan zgjedhjet e 30 qershorit, Rama vodhi vetveten, pasi nuk plotësonte votat. Ai tha se Rama do ta marrë përgjigjen nga vet populli.

“Edi Rama e provoi se edhe kur nuk kishte kundërshtar, vodhi veten e vet. E pa e gjithë bota. Këtë bëri dhe ky. Pa kundërshtar ishte në 30 qershor dhe si rezistoi dot vjedhjes, i nxori rezultatet brenda 1 muaj. Rama ka në dorë mënyrën se si do të ikë. Do të lejoj një proces votimi, përgjigjen do ta marrë për ato që ka bërë, apo do të largohet me mënyrat që di populli. Këtë ka në dorë Rama.”, tha Basha.