Zgjedhje të parakohshme? Taulant Balla: Ka ca të papunë, ja çfarë i them Metës

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka folur në lidhje me zgjedhjet, duke thënë se do të zhvillohen në vitin 2021.

Ndërkohë, ai ka një kërkesë për Metën, që të dekretojë datën e re të zgjedhjeve.

“Të gjithë e dimë edhe ju. Këtu nuk bëhet fjalë që ka ndonjë dyshim që PS nëse bëhen zgjedhje të dielën nuk i fiton zgjedhjet, madje i fitojmë edhe me diferencë të madhe. Ky popull është lodhur nga historitë që partitë të bëjnë llogaritë e tyre. Ata duhet t’i qëndrojnë kalendarit politik për të cilën janë votuar. PS ka përditë një punë për të realizuar. Ka ca të papunë që e masin normën e punës me daljet në konferencë për shtyp. Ne kemi një objektiv. Askush, as ne nuk e kemi këtë drejtë të themi në mënyrë abuzive që i duam zgjedhjet tani se ti na ke thënë me Kushtetutë ti kemi në Qershor 2021. Do zhvillohen me Kodin e ri Zgjedhor. Ka vetëm një palë zgjedhje të parakohshme për shkak të dorëheqjes së kryetarit të Bashkisë së Shkodër”, tha Balla.